Manovra të rrezikshme në Vaqarr: Kush ka të drejtë këtu? 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2026, 17:51

Një situatë e tensionuar në rrugë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, ku një qytetar pretendon se i është rrezikuar jeta seriozisht nga drejtuesi i një makine të tipit Mercedes-Benz.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, teksa qytetari po lëvizte pas një autoboti të policisë. Ai akuzon shoferin e Mercedesit se ka ndërmarrë manovra të rrezikshme për ta nxjerrë nga rruga dhe e ka sharë.

Mesazhi i qytetarit: "Pershendetje JOQ dua te denoncoj nje rast shqetesues dhe qe me ka vene jeten ne rrezik sot, po ecja ne Vaqarr reth ores 15:30 dhe ishte autoboti i policise dhe nje makine mbrapa, une ne korsine time dhe ai me pret rrugen dhe mundohet te me nxjerre nga korsia ne korsine e sensit te kundert duke me vene jeten time ne rrezik dhe me shante. Ju lutem postojeni pak sepse kjo eshte sjellje e papranueshme, une nuk e di cfare roli ka pasur ai ose qellimi i tij po me ka vene jeten ne rrezik sot."

Analiza e pamjeve: Cili prej dy shoferëve është gabim?

Nëse i referohemi pamjeve të shkrepura nga kamera e rrugës, situata ka dy anë të medaljes dhe ngre pikëpyetje se kush po shkel rregullat i pari:

  • Versioni i Qytetarit: Denoncuesi thotë se po ruante korsinë e tij pas autobotit të policisë dhe se Mercedesi ka hyrë dhunshëm për t'i prerë rrugën e për ta shtyrë drejt sensit të kundërt. Sipas tij, reagimi i shoferit tjetër me të shara ishte krejtësisht i pajustifikueshëm dhe i rrezikshëm.

  • Çfarë tregon video në terren: Nga ana tjetër, në video duket qartë se mjeti i policisë po lëviz në qendër të rrugës, ndërsa makina Mercedes-Benz ka qenë duke e tejkaluar ose ka qenë përpara qytetarit në momentin që hapësira e korsisë ngushtohet. Ndarja e korsive me vijë të pandërprerë apo pozicionimi i makinave ngre dyshime nëse ka pasur një tentativë parakalimi të gabuar nga vetë denoncuesi apo nëse Mercedesi ka kryer një manovër të papritur pa sinjalizim.

Në raste të tilla në trafikun tonë, shpesh "lufta për territor" dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë sjellin konflikte të rrezikshme ku të dyja palët mund të kenë pjesë të fajit.

Po ju si mendoni, cili nga shoferët ka shkelur rregullat e qarkullimit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit