Me dokumente false dhe armë, detaje nga prangosja e Bazholit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.07.2026, 15:50

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Adi Çobës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”, që ka goditur një rrjet të dyshuar të trafikut të drogës. Ai u ndalua në lagjen Shkozet të Durrësit, pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, si pjesë e hetimeve të drejtuara nga DIA në Bari dhe BKH e SPAK.

Sipas mediave italiane, Çoba rezultonte në arrati që prej majit 2025 dhe u lokalizua falë një njoftimi të kuq të Interpolit. Gjatë arrestimit, ai dyshohet se kishte me vete një pistoletë automatike me një fishek në fole, dy karikatorë, para cash dhe dokumente të falsifikuara, përfshirë një kartë identiteti dhe patentë italiane.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Durrësit në pritje të procedurave të ekstradimit, ndërsa operacioni “Ura” vijon hetimet ndaj një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Sipas autoriteteve italiane, në këtë rrjet dyshohen të përfshirë 52 persona të akuzuar për trafik droge, pastrim parash dhe aktivitet të organizuar kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit