“Dentist vonohem pak”, Goxhaj nga Komisariati: Më sollë se i gjuajta deputetëve me pjeshkë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.07.2026, 17:41

Avokati Altin Goxhaj është shoqëruar nga policia gjatë zhvillimit të protestës dhe është dërguar në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë.

Pas shoqërimit, Goxhaj ka reaguar përmes një lidhjeje direkte në rrjetet sociale, ku e ka trajtuar situatën me ironi. Sipas tij, arsyeja e ndalimit ka qenë se “ka qëlluar me pjeshkë makinën e deputetëve”, një deklaratë e thënë në formë batute gjatë transmetimit të tij.

Në fund të videos, ai ka treguar se gjatë incidentit i mungonte një dhëmb dhe, me tone humori, i është drejtuar dentistit të tij duke thënë: “i bëj thirrje dentistit, vonohem pak”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit