Një grup protestuesish, të cilët prej ditësh qëndrojnë gjatë ditës para Kryeministrisë me karrige hekuri, janë shoqëruar me forcë nga policia.
Sipas dëshmitarëve, disa prej protestuesve ndodheshin nën hijen e një peme kur efektivët e policisë kanë ndërhyrë, duke i marrë një e nga një dhe duke i shoqëruar. Ndërhyrja është shoqëruar me tensione dhe qytetarët akuzojnë policinë për përdorim dhune.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me arsyet e ndërhyrjes apo numrin e personave të shoqëruar.