“Benz-i” në Korçë shkrumbohet nga flakët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.07.2026, 16:37

Një automjet tip "Mercedes-Benz" është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në bulevardin "Fan Noli" në qytetin e Korçës, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në zonë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bllokuan përkohësisht qarkullimin në segmentin ku ndodhi incidenti dhe ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët. Pas disa minutash, zjarri u neutralizua plotësisht, por automjeti u shkrumbua pothuajse i gjithi.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit