Gati kulla e Mond Lekës dhe Lad Kostës në Ali Dem

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2026, 16:09

Pak muaj pasi iu shembën disa vila në Sauk nga IKMT me argumentin se ishin pa leje, biznesmeni dhe ish-deputeti i PS Vladimir (Lad) Kosta u rikthye në qendër të vëmendjes me një projekt shumë më të madh: ndërtimin e një kulle 19-katëshe pranë shkollës 9-vjeçare “1 Maji”, në hyrje të lagjes “Ali Demi”.

Leja e ndërtimit është firmosur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Projekti parashikon ngritjen e një godine administrative që do të shërbejë si seli e Union Bank të Mond Lekës, ndërsa zhvillues në dokumentacion rezultojnë disa kompani, mes tyre edhe “Lani” sh.p.k., në pronësi të Lad Kostës të Sky Tower.

Sipas të dhënave të regjistrit tregtar, kompania “Lani” zotërohet me 70% nga Vladimir Kosta dhe 30% nga Mirton Lika. Në projekt përfshihet edhe biznesmeni Edmond (Mond) Leka, emri i të cilit është përmendur më herët në raportime mediatike lidhur me hetime për pastrim parash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit