Skandal në Shëndetësi! Allajbeu e ka bërë ministrinë si shtëpi, mban si zare Evis Salën dhe po thith të gjithë tenderat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2026, 14:11

Burime ekskluzive brenda Ministrisës së Shëndetësisë për redaksinë tonë kanë zbërthyer një skemë korruptive të denoncuar prej vitesh nga gazetarët investigativë të JOQ Albania.

I njëjti burim ka ngritur akuza të rënda se brenda institucionit po ushtrohet “presion i vazhdueshëm dhe është mbjellë një atmosferë frike” nga drejtues të lartë administrativë, përfshirë Sekretaren e Përgjithshme dhe Shefen e Kabinetit, të cilat përmenden si pjesë e proceseve vendimmarrëse që, sipas punonjësit, nuk janë transparente.

Vendimmarrjet në disa sektorë të ndjeshëm të shëndetësisë po ndikohen nga interesat e oligarkut Klodian Allajbeu të Spitalit Amerikan dhe përfaqësues të lidhur me të, të cilët sipas burimit për JOQ kanë akses të vazhdueshëm në ambientet e ministrisë.

Denoncuesi shton se procesi i menaxhimit të sterilizimit është mbyllur në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me kontratat ekzistuese, çka sipas tij mund të ekspozojë shtetin ndaj proceseve gjyqësore ndërkombëtare.

Një tjetër pikë e ngritur lidhet me programin e check-up-it dhe shërbimet laboratorike, ku pretendohet se po ushtrohet presion për gjetjen e mënyrave ligjore ose administrative për të ruajtur apo ristrukturuar kontratat ekzistuese të PPP-ve në këtë sektor.

Sipas autorit të mesazhit, këto udhëzime, siç i përshkruan ai, vijnë nga nivele të larta të ministrisë dhe përcillen më tej te stafi teknik.

DENONCIMI I PLOTË

Të nderuar drejtues të JOQ Albania,

Po ju shkruaj si një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili, ashtu si shumë kolegë të tjerë, po përjeton një gjendje terrori dhe presioni të vazhdueshëm nga Sekretarja e Përgjithshme, Znj. Ilda Malile, dhe Shefja e Kabinetit. Këto zyrtare, së bashku me Ministren, janë vënë plotësisht në shërbim të interesave të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan. Ky i fundit është vazhdimisht prezent në zyrat e Ministrisë, duke diktuar vendimmarrjet tona.

Dëshiroj të denoncoj disa fakte tronditëse që po ndodhin aktualisht:

1. Mbyllja e Procesit të Sterilizimit: Ky proces është mbyllur në shkelje të plotë të kontratës dhe afateve, duke na ekspozuar ndaj një padie të sigurt në Arbitrazh.

Jemi detyruar të firmosim dokumente nën presion. Shoqëria “Oshis Sh.a”, me administratore Arisa Canen (ish-punonjëse dhe krahu i djathtë i Allajbeut), po përfiton nga kjo situatë. Të gjithë tenderat janë të orientuar drejt tij, përfshirë furnizimet me” dhe tenderat për mbetjet e mirëmbajtjen, me vlerë rreth 6 milionë euro, se shpejti dhe mbetjet spitalore , qe jane te gjitha te Allajbeut.

2. Skandali i Check-up dhe Laboratorëve: Po na bëhet presion i jashtëzakonshëm për të gjetur çdo mënyrë ligjore ose jo për të kaluar mbylljen e “Check-up” ppp e lavoratoreve, qe e ka a Allajbeu me Grekun, sebashku me Dializen. Ky presion vjen direkt nga Ministria dhe delegohet te ne përmes Ilda Maliles.

Ne jemi prindër dhe familjarë që varemi nga kjo punë (me një rrogë modeste prej 80,000 lekësh) dhe e kemi të pamundur të dalim hapur në protestë apo të ekspozohemi, por nuk mund të heshtim para kësaj vjedhjeje galopante. Mjafton te shikoni tenderat tek Oshis Sh.a

Ju lutem, bëjeni këtë denoncim publik që të njoftohet SPAK dhe opinioni publik. Ju mbetem mirënjohës për ruajtjen e anonimatit tim të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit