Aksident i rëndë ajror në Francë! Rrëzohet avioni me parashutistë,11 viktima

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2026, 16:48

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Francën, pasi një avion i përdorur për fluturime me parashutistë u rrëzua pranë aeroportit të Nansisë, duke lënë pas 11 viktima.

Lajmi është konfirmuar nga prefekti i Meurthe-et-Moselle, Yves Seguy. Sipas mediave franceze, mes viktimave janë pesë instruktorë parashutizmi, pesë persona që po ndiqnin kursin e trajnimit, si edhe piloti me përvojë i avionit.

Raportimet bëjnë të ditur se tre persona kanë arritur të hidhen me parashutë pak çaste përpara se avioni të përplasej në tokë.

Avioni i aksidentuar ishte një Pilatus me regjistrim gjerman, i përdorur zakonisht për fluturime dhe hedhje me parashutë. Sipas të dhënave paraprake, në bord ndodheshin persona që po merrnin pjesë në një fluturim prezantues për t'u njohur me sportin e parashutizmit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe presidenti i Këshillit të Urdhrit të Infermierëve të Pavarur të zonës 54, Thierry Pechey. Mediat franceze raportojnë se viktimat mund të kenë qenë infermierë të pavarur nga Nansia, të cilët kishin zgjedhur të provonin për herë të parë hedhjen me parashutë.

Megjithatë, autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë informacion. Prefekti i Meurthe-et-Moselle ka deklaruar se identiteti dhe profesioni i viktimave janë ende në proces verifikimi.

Forca të shumta emergjence vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit kanë nisur. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës pritet të vizitojë zonën ku ndodhi tragjedia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit