Bisedat mes Aliut dhe Dizdarit që nxorën zbuluar grupin që “përmbyste” me kokainë Europën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2026, 15:05

SPAK ka zbardhur komunikime të koduara në Sky ECC që, sipas hetimeve, tregojnë bashkëpunimin mes Eldi Dizdarit dhe Shpëtim Aliut për organizimin e dërgesave të mëdha të kokainës nga Ekuadori drejt porteve evropiane. Në biseda, Dizdari shprehet i gatshëm të përballojë ngarkesa të mëdha droge, duke deklaruar: "Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë" dhe "Jo tre, po 10 në javë i përballoj", ndërsa i kërkon Aliut dërgesa pa limit, duke pretenduar se mund të nxirrte deri në 10 tonë kokainë në Evropë.

Sipas dosjes së SPAK, vetëm brenda pak ditësh Dizdari i kishte transferuar Aliut rreth 8 milionë euro drejt Ekuadorit për porositë e kokainës. Hetimet thonë se Shpëtim Aliu kishte rolin e organizatorit të nisjes së ngarkesave, ndërsa bashkëpunonte me Armando Pacanin, Sokol Bibajn dhe Dritan Gjikën, i cili, sipas SPAK, siguronte kokainën. Në komunikime, Aliu u kujtonte bashkëpunëtorëve se ngarkesat mund të niseshin me çdo metodë fshehjeje, ndërsa Dizdari kërkonte vazhdimisht sasi të mëdha.

SPAK thekson se organizata kishte ngritur një rrjet të mirëstrukturuar edhe në Ekuador, ku, sipas hetimeve, ishin korruptuar zyrtarë për të garantuar kalimin e ngarkesave. Në një prej bisedave, Aliu shprehet: "Këtu na shohin të gjithë si dollar", duke iu referuar kostove të korrupsionit. Sipas prokurorisë, pjesë e grupit ishin edhe dy nipat e Aliut, Oklid Ej Ouejdi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi dhe Naldi Yzeraj, ndërsa operacioni përfundoi me 10 urdhër-arreste dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 150 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit