Rama u shpreh se nuk do të dorëhiqet, duke theksuar se ka një “kontratë me popullin sovran të Shqipërisë” që, sipas tij, zgjat deri në vitin 2029. Ai shtoi gjithashtu se nuk i ngatërron shqetësimet dhe zemërimet e qytetarëve të thjeshtë me ato që, sipas tij, nxiten nga interesa politike apo financiare pas protestës.
“Jo (nuk e jap dorëheqjen). Unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029. Dua t’i siguroj të gjithë ata që janë sinqerisht, dhe nuk kanë parti apo para nga pas, për të yshtur këtë protestë, se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet dhe zemërimet e tyre me këto…”- tha Rama.