Ndërtimet në Potam nuk ndalen, zhurma pa ndërprerje në mes të ditës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2026, 14:09

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Potamit në Himarë, ku sipas tij një objekt ndërtimi po vijon punimet edhe pse leja e ndërtimit ka përfunduar.

Qytetari shprehet se ndërtimet po vijojnë prej rreth dy muajsh pa ndërprerje, pavarësisht se sipas informacionit të banorëve leja ka qenë e vlefshme deri më 1 qershor. Ai shton se zhurmat nga punimet me matrapik vijojnë çdo ditë nga ora 07:30 deri në 16:00, duke krijuar shqetësim për pushuesit dhe banorët e zonës.

Sipas denoncimit, punimet po kryhen për ndërtimin e një hoteli pas një pallati të bardhë në zonën e Potamit 2, në afërsi të kodrës, ku madje po gërmohet edhe vetë shpatet e saj.

Qytetari pretendon gjithashtu se policia është në dijeni të situatës, por nuk ka marrë masa konkrete për ndalimin e punimeve, pavarësisht se fillimisht leja dyshohej se kishte përfunduar më 1 qershor dhe më pas ishte përmendur një shtyrje deri më 15 qershor.

Sot, më 28 qershor, sipas tij, punimet vijojnë normalisht, duke ngritur shqetësime për shkelje të mundshme të rregullave të ndërtimit dhe qetësisë publike në një zonë turistike.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Dua te ndaj nje shqetesim me ju. Jam me pushime ne Potam te Himares ku nje ndertese ka dy muaj qe nuk pushon ndertimet edhe pse sipas informacionit qe kemi, lejen e kishin deri me 1 Qershor. Por sic e shihni punimet e zhurma e matrapikut nuk pushon deri mbasdite. Policia eshte ne dijeni edhe nuk merr asnje mase. Po ndertohet nje hotel mbrapa ketij pallatit te bardhe, te Potam 2. Eshte rreze kodres edhe keto po gerrmojne kodren por leja e punimit ka qene deri ne 1 Qershor, pastaj policia tha e kane shtyre deri ne 15. Sot jemi 28 Qershor edhe keto vazhdojne punimet me matrapik nga ora 7:30-16:00

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit