A po fshihen datat e skadencës me solucion në baret e Tiranës?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.06.2026, 18:44

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim që ngre pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Denoncuesi ka dërguar një video të filmuar në një lokal në zonën e Astirit, ku shihet një punonjëse duke fërkuar etiketa të disa shisheve të pijeve (ujë me vitamina) me një tel enësh dhe një solucion pastrimi. Në pamje dallohet veprimi i saj, por nuk mund të verifikohet nga video se çfarë po hiqet konkretisht nga produkti.

Sipas qytetarit, bëhet fjalë për fshirjen e datave të skadencës së produkteve, pretendim që JOQ Albania nuk mund ta konfirmojë në mënyrë të pavarur. Ai shprehet se e ka vënë re këtë praktikë edhe më herët dhe pretendon se punonjësve u është kërkuar që produktet e skaduara të vazhdojnë të shiten pas fshirjes së datave.

Në mesazhin e tij, denoncuesi ngre shqetësimin se raste të tilla, nëse rezultojnë të vërteta, përbëjnë rrezik serioz për konsumatorët dhe duhet të hetohen nga organet kompetente.

JOQ Albania publikon këtë denoncim në interes të publikut dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e subjekteve tregtare të verifikojnë rastin, për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një shkelje të ligjit apo me një keqinterpretim të situatës së fiksuar në video. Vetëm një verifikim zyrtar mund të përcaktojë natyrën e veprimeve që shihen në pamje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit