Një rast shqetësues është denoncuar nga një qytetar, i cili i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur sërish alarmin për sigurinë ushqimore në tregun vendas.
Sipas denoncimit, qytetari ka blerë një pije të markës “Move Eviva”, dhe pasi e ka hapur, është përballur me një situatë të papranueshme: në vend të një lëngu me shije frutash, produkti kishte një erë dhe shije myku. Pasi e ka çarë shishen brenda saj janë gjendur copa të mëdha myku.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin e produkteve që qarkullojnë në treg, si dhe mbi standardet e sigurisë ushqimore që duhet të garantohen nga institucionet përgjegjëse.
Raste të tilla nuk janë të izoluara, por përsëriten herë pas here, duke shtuar dyshimet mbi efikasitetin e kontrolleve dhe monitorimit të produkteve ushqimore që konsumohen çdo ditë.
AKU shpesh reagon vonë ose nuk ndërhyn në mënyrë parandaluese, duke marrë rrogën kot dhe duke lejuar që produkte të dyshimta të mbërrijnë deri te konsumatori.