Protestuesit kthejnë në pankartë artikullin e JOQ për macet e vrara me armë zjarri në Shkodër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.06.2026, 22:23

Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës qytetare të mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Mes dhjetëra mesazheve kundër qeverisë dhe problematikave të ndryshme sociale, një protestues ka zgjedhur të ngrejë lart një artikull të publikuar pak ditë më parë nga JOQ Albania, ku denoncohej vrasja e dyshuar me armë zjarri e maceve të lagjes Boks në Postribë të Shkodrës.

Në pankartë shfaqej titulli i artikullit, i shoqëruar me fotot e kafshëve të ngordhura, duke e kthyer kështu një denoncim lokal në një simbol proteste për mbrojtjen e kafshëve dhe ndëshkimin e dhunës ndaj tyre.

Pamjet janë regjistruar gjatë protestës qytetare që po zhvillohet prej javësh në kryeqytet, ku pjesëmarrësit kanë sjellë vazhdimisht pankarta kreative për të ngritur zërin mbi problematika të ndryshme të vendit.

Nuk dihet nëse pankarta është mbajtur nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve apo nga qytetarë të sensibilizuar pas publikimit të rastit, por mesazhi i saj ishte i qartë: dhuna ndaj kafshëve nuk duhet të kalojë në heshtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit