E vërteta e videos virale: Futbollisti i Paraguajit ‘vodhi’ orën e gjyqtarit gjatë ndeshjes?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.06.2026, 18:04

Një moment i pazakontë nga ndeshja mes Paraguait dhe Turqisë në Kupën e Botës 2026 është bërë viral në rrjetet sociale, duke nxitur mijëra komente dhe spekulime.

Në qendër të vëmendjes është futbollisti paraguajan Matias Galarza, i cili u filmua duke marrë një orë që i kishte rënë arbitrit Ivan Barton gjatë një momenti tensioni në fushë. Në pamje shihet se ora bie në tokë teksa arbitri përpiqej të ndante lojtarët, ndërsa Galarza e merr dhe e vendos për pak çaste në dorën e tij.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues pretenduan se lojtari kishte “vjedhur” orën e arbitrit. Megjithatë, e vërteta është ndryshe. Sipas raportimeve, Galarza ia ktheu më pas orën arbitrit dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë vjedhje, pavarësisht reagimeve që shkaktoi gjesti i tij.

Ironikisht, mesfushori ishte një nga protagonistët e ndeshjes, pasi shënoi golin e vetëm të takimit pas vetëm pak më shumë se një minute lojë, duke i dhënë Paraguait fitoren 1-0 ndaj Turqisë dhe duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tij në Kupën e Botës.

Megjithatë, në vend që të flitej vetëm për golin vendimtar, rrjetet sociale u pushtuan nga diskutimet për episodin me orën e arbitrit, i cili u kthye në një nga momentet më të komentuara të fundjavës në botën e futbollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit