Selishta mirëpret turistët me rrugë si në mesjetë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.06.2026, 17:13

Në një kohë kur Shqipëria reklamohet si një destinacion turistik në rritje dhe kur flitet për zhvillimin e zonave të thella malore, realiteti në shumë fshatra mbetet krejt ndryshe. Një nga shembujt më të qartë është Selishta, një zonë me natyrë të mrekullueshme, histori dhe potencial të madh turistik, por e lënë në mëshirë të fatit sa i përket infrastrukturës.

Çdo vit, dhjetëra vizitorë shqiptarë dhe të huaj zgjedhin të shkojnë drejt Selishtës për të shijuar bukuritë e saj natyrore, ajrin e pastër, traditat dhe mikpritjen e banorëve. Por rruga që duhet të përshkojnë për të mbërritur aty të kthen pas në kohë. Gropa të mëdha, segmente të dëmtuara, pluhur në verë dhe baltë në periudhat me reshje janë pamja e përditshme e një aksi që duket se ka mbetur jashtë çdo investimi.

Është paradoksale që një zonë që ka potencial për të sjellë të ardhura nga turizmi të jetë e izoluar pikërisht nga mungesa e elementit më bazë: një rrugë normale. Në vend që turistët të largohen me kujtime nga peizazhet dhe mikpritja e banorëve, shumë prej tyre detyrohen të kujtojnë fillimisht kalvarin për të arritur deri në destinacion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit