Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rreth orës 03:10 ka rënë zjarr në një apartament në katin e shtatë të një pallati.
Sipas denoncimit të mbërritur pranë redaksisë, brenda banesës kishin mbetur të bllokuar dy prindër së bashku me dy fëmijët e tyre, një foshnjë 8-muajshe dhe një fëmijë 7-vjeçar.
Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë dhe shërbimit zjarrfikës, u bë i mundur evakuimi i familjes. Mësohet se efektivët dhe zjarrfikësit kanë rrezikuar edhe jetën e tyre gjatë operacionit të shpëtimit, duke nxjerrë personat e bllokuar përmes ballkoneve.
Qytetari që ka dërguar mesazhin shpreh mirënjohje për punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit, duke i cilësuar si heronj për guximin dhe përkushtimin e treguar në shpëtimin e familjes.
Mesazhi i qytetarit:
“Peshendetje Joq dua tju tregoj nje akte heroike sot ne te gdhire ne oren 3:10 te mengjesit ne rrugen dritan hoxha ra zjarr ne banes ne katin e 7 ne banes kishin ngecur prinderit bashk me 2 femijet 8 muajsh dhe 7 vjec fal nderyrjes se policis dhe zjarrfiksi u be e mundur nxjerra e personave nga ballkoni ne ballkone duke rrezikuar goxha akte heroik i falenderojm me shpirt punojesit e policis Anonim po ju shkruaje Faleminderit qe na gjendeni gjithmone”