“Marina Fara më përplasi makinën, tha do të ta paguaj dëmin por s’më përgjigjet”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.06.2026, 16:01

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë tonë për të denoncuar një rast që ka ndodhur pak ditë më parë dhe protagoniste është, Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara dhe një figurë e njohur e rrjeteve sociale.

Ai ka treguar se Marina Fara i ka përplasur makinën, duke i shkaktuar një plasaritje të konsiderueshme në pjesën e pasme të mjetit. Ne momentin e ngjarjes, ai thotë se Marina i ka kërkuar që dëmin tia kompensojë financiarisht, pa ndjekur procedurat përmes kompanisë së sigurimit.

Qytetari shprehet se dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 130 deri në 150 mijë lekëve të vjetra, por deri më sot as Marina e as e ëma, Eli, si kanë kthyer përgjigje për dëmin që duhet paguar.

Ai i bën thirrje, Marinës dhe Elit që t’i paguajnë sa më parë dëmin pasi në ditët e sotme askush s’ti fal këto lekë.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Po ju drejtohem për të bërë publik një rast që më ka ndodhur së fundmi. Pak ditë më parë, Marina Fara (figurë e njohur në rrjetet sociale) më ka dëmtuar makinën. Në momentin e ngjarjes, ramë dakord që dëmi do të paguhej cash, por deri tani ai person nuk ka mbajtur fjalën dhe nuk më përgjigjet më.

Kam prova të ngjarjes (foto/video/mesazhe) dhe jam i gatshëm t’jua vë në dispozicion. Duke qenë se bëhet fjalë për një person publik, mendoj se ky rast duhet të bëhet i ditur. Do ju isha mirënjohës nëse mund ta trajtoni këtë rast dhe të më ndihmoni që të marrë zgjidhje. Faleminderit paraprakisht.

Ma ka plasaritur Komplet Mrapa Kolpin. Edhe demi shkonte rreth 130-150 mije leke

Jemi popull i thjeshte , dhe leket skemi ku ti gjejme ne kohet e sotme. Siguracionin ma dergoi me foto dhe nuk donte ta bente me siguracione dhe personi ne fjale donte ta bente me cash ose ta rregullonte vet. Siguracioni ishte ne emer te mamit te saj, Eli Fara

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit