Dasma bën bashkë veri e jug, muzikë shkodrane e polifoni në simfoni

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.06.2026, 15:57

Një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka sjellë një tjetër dëshmi të bukur të harmonisë dhe bashkëjetesës mes jugut dhe veriut të Shqipërisë, duke treguar se traditat shqiptare, edhe pse të ndryshme në tinguj e zakone, kanë të njëjtën rrënjë dhe të njëjtin shpirt.

Një dasmë që ka bashkuar një familje vlonjate me një familje shkodrane është kthyer në një festë të vërtetë të kulturës shqiptare. Në një atmosferë plot emocione, gëzim dhe krenari, polifonia labe është ndërthurur me këngët e bukura shkodrane, duke krijuar një mozaik të rrallë të trashëgimisë sonë kulturore.

Pamjet kanë marrë vëmendje të madhe në rrjet, jo vetëm për atmosferën festive, por edhe për mesazhin që përcjellin: Shqipëria është më e bukur pikërisht në larminë e saj. Nga jugu në veri, me dialekte, këngë dhe tradita të ndryshme, shqiptarët dinë të bëhen bashkë në momentet më të rëndësishme të jetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit