“Rast i përsëritur, konsumuan akulloret dhe mbetjet i lanë në hyrje të biznesit!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.06.2026, 21:04

Një qytetare nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një sjellje që, sipas saj, po përsëritet vazhdimisht pranë biznesit që administron në zonën e Perashit.

Sipas denoncimit, gjatë ditës së sotme, edhe pse biznesi ka qenë i mbyllur për shkak se është ditë e dielë, dy persona janë ulur në shkallët e hyrjes së ambientit dhe kanë konsumuar akullore. Pas përfundimit të konsumimit, ata kanë lënë kupat dhe mbeturinat në hyrje të biznesit, pa i hedhur në kosh.

Qytetarja thotë se ngjarje të tilla nuk janë të izoluara, por janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për të dhe zonën përreth. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të ndajë pamjet me redaksinë, me shpresën se publikimi i tyre do të shërbejë si një apel për më shumë përgjegjshmëri qytetare.

Në videot e dërguara, të regjistruara gjatë ditës së sotme, shfaqen dy persona të ulur në shkallët e biznesit, të cilët konsumojnë akullore dhe më pas largohen, duke lënë pas mbetjet.

Qytetarja thekson se respekti për hapësirat publike dhe private është një detyrim i secilit, ndërsa kërkon më shumë ndërgjegjësim për të shmangur sjellje të tilla që ndikojnë negativisht në pastërtinë e qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit