Qëndruan në bulevard pas protestës, procedohen penalisht 9 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2026, 16:45

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët, sipas autoriteteve, kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe pas përfundimit të protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar kanë tejkaluar orarin e deklaruar për zhvillimin e tubimit dhe kanë zënë hapësira publike përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë vendosur karrige metalike dhe sende të tjera. Policia pretendon se veprimet e tyre kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe kanë cenuar qetësinë publike.

Autoritetet bëjnë me dije se, megjithëse janë bërë disa thirrje për lirimin e zonës dhe respektimin e dispozitave ligjore, personat në fjalë kanë refuzuar të largohen, duke vazhduar qëndrimin në bulevard.

Ndaj tyre po kryhen veprimet procedurale për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Policia njofton gjithashtu se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer shkelje gjatë zhvillimit të tubimit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit