Pasi vodhi kabullin elektrik, i riu godet me grushte autobusin dhe rrëzohet në tokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2026, 15:48

Më herët në mëngjes, JOQ Albania publikoi pamjet e një të riu teksa vidhte kabuj elektrikë nga dritarja e banesës në një pallat.

Sipas informacioneve të siguruara nga qytetarët dëshmitarë, pas largimit nga vendi i ngjarjes, i riu është përfshirë në një incident të pazakontë pranë zonës së fabrikës së miellit te Delijorgji.

Siç mund të shihni edhe në video, ai ka goditur me grushte një autobus të linjës së Kinostudios në mes të rrugës dhe më pas është rrëzuar në tokë.

Dëshmitarët thonë se i riu ka nisur të bërtasë para se të humbte ekuilibrin dhe të rrëzohej, por uk është përplasur nga ndonjë automjet.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi gjendjen e tij.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit