Turistët me shpejtësi humbin kontrollin, makina u përmbyset në mes të rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2026, 14:23

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Durrës ku një automjet është përmbysur pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodheshin dy shtetas të huaj me origjinë afrikane, një djalë dhe një vajzë, të cilët dyshohet se po lëviznin me shpejtësi në momentin e ngjarjes.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka tentuar të kryejë një manovër, por ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa të dy personat kanë shpëtuar pa lëndime të rënda, duke pësuar vetëm disa gërvishtje dhe tronditje të lehtë.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit