Trafik i rënduar në aksin Vorë–Maminas, parakalimet kundërvajtje bllokojnë qarkullimin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2026, 10:01

Këtë të dielë, në rrugën dytësore Vorë–Maminas është regjistruar një trafik i rënduar pasi qarkullimi i automjeteve është vështirësuar shumë për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, situata është përkeqësuar edhe nga sjellja e disa drejtuesve mjetesh, të cilët kryejnë parakalime në kundërvajtje në një segment me ngarkesë të madhe trafiku.

Këto manovra të rrezikshme, sipas tyre, po sjellin bllokime të herëpashershme të qarkullimit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në lëvizje për drejtuesit që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Qytetarët shprehen se situata jo vetëm ngadalëson ndjeshëm trafikun, por rrit edhe rrezikun për përfshirje në aksidente, sidomos në një aks ku lëvizja është e dendur gjatë fundjavave.

Ata kërkojnë praninë më të shtuar të Policisë Rrugore dhe marrjen e masave për të parandaluar shkeljet e rregullave të qarkullimit në këtë segment problematik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit