Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së lumit Shkumbin, në autostradën Lushnjë-Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se ambulanca është vonuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.