Rrogozhinë: Sherri mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari vret me thikë 60-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.06.2026, 23:30

Një konflikt i dhunshëm mes dy fqinjëve në Rrogozhinë ka përfunduar me humbjen e jetës së një 60-vjeçari, ndërsa në pranga ka përfunduar një i ri 25-vjeçar i dyshuar si autor i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, ku pas një përplasjeje të çastit mes fqinjëve, situata ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Viktima, Rrapush Memolla, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë konfliktit dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, i dyshuari, Meklan Meçe, ka pësuar dëmtime të lehta në dorë.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe, pas veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 25-vjeçarit.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit