Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e 81-vjeçarit Bajram Çalliku, i cili rezulton i zhdukur dhe nuk ka kontaktuar me të afërmit që prej ditës së djeshme.
Sipas familjarëve, i moshuari është parë për herë të fundit në zonën e Arapajt, në Durrës. Që prej atij momenti nuk dihet vendndodhja e tij, ndërsa familja është në ankth dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.
Të afërmit bëjnë thirrje që kushdo që e ka parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e Bajram Çallikut të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: +355 69 860 3793
JOQ Albania i bashkohet thirrjes së familjes dhe u kërkon qytetarëve të ndajnë sa më shumë këtë njoftim, me shpresën që 81-vjeçari të gjendet shëndoshë e mirë dhe të rikthehet pranë të afërmve të tij.