Shpërthen në flakë një autmjet në autostradën Durrës-Tiranë, shpëton drejtuesi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.06.2026, 18:34

Një automjet është djegur plotësisht disa minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në redaksi, mjeti është përfshirë nga flakët e mëdha, ndërsa drejtuesi ka arritur të dalë jashtë vetëm pak çaste përpara shpërthimit të zjarrit, i ndihmuar dhe nga qytetarë të tjerë që ndodheshin aty pranë.

Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmitarëve nga vendngjarja, makina dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës, çka mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin e zjarrit, pa përfshirë mjete të tjera. Nuk përjashtohet as mundësia e një defekti teknik.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit