Shënoi dy gola në fitoren e Brazilit, nëna e sulmuesit shpërthen në lot

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.06.2026, 17:39

Mateus Cunha ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 3-0 të Brazilit ndaj Haitit, duke realizuar dy gola në takimin e luajtur në Philadelphia.

Për sulmuesin e Manchester United, mbrëmja kishte një vlerë të dyfishtë. Përveç paraqitjes së shkëlqyer në fushë, ai përjetoi edhe një moment tepër emocional, pasi në tribunat e stadiumit ndodheshin familjarët e tij, të cilët ndoqën nga afër suksesin e sulmuesit brazilian.

Momenti që preku më shumë tifozët ishte reagimi i nënës së Kunjës, e cila nuk arriti t’i mbante lotët e lumturisë teksa shihte të birin të shënonte me fanellën e Brazilit. Pamjet e saj të emocionuara u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale.

“Të jesh në një Kupë Bote dhe ta imagjinosh këtë moment, është diçka e mrekullueshme. Është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh ajo mes lotëve dhe emocioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit