Autokolona e diasporës mbërrin në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.06.2026, 15:56
Një valë e madhe entuziazmi është ndjerë sot në hyrje të kryeqytetit, ku një kolonë e gjatë automjetesh ka sjellë në Tiranë pjesëmarrës nga diaspora shqiptare.
Mjetet, të zbukuruara me flamuj kombëtarë kuqezi, kanë përshkuar disa akse kryesore të vendit, duke krijuar një panoramë të veçantë dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve përgjatë rrugës.
Pjesëmarrësit, të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, kanë valëvitur flamujt nga automjetet e tyre, ndërsa lëvizja e kolonës është shoqëruar me një atmosferë gjallërie dhe simbolike.
Në pamjet e shpërndara, dhjetëra automjete shihen duke lëvizur në formacion përgjatë rrugëve kryesore të Shqipërisë, duke i dhënë vendit një pamje të pazakontë dhe plot ngjyra.
Sipas pjesëmarrësve, ky aktivitet synon të theksojë lidhjen e fortë me vendlindjen dhe bashkimin e shqiptarëve kudo që jetojnë, duke u bërë pjesë e protestave që zhvillohen në kryeqytet kundër politikës së vjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit