Rama: Nuk e dorëzoj timonin tek zhurma

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2026, 14:57

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një udhëheqës i vërtetë duhet t’i qëndrojë besnik qëllimit të tij deri në fund, pa u ndikuar nga zhurmat apo faktorët e jashtëm. Gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së, ai solli si shembull figurën e Odiseut te Homeri, duke theksuar rëndësinë e vendosmërisë për të mos devijuar nga destinacioni.

Rama u shpreh se një qeveri ka detyrimin të dëgjojë qytetarët dhe kritikat, por nuk mund të marrë vendime duke u udhëhequr nga zhurma apo presionet e momentit. Sipas tij, ashtu si Odiseu që lidhi veten pas direkut për të mos iu dorëzuar tundimit të sirenave, edhe një grup udhëheqës duhet të ruajë kursin drejt objektivit të vendosur.

Kreu i qeverisë theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të realizohet nëse drejtimi i vendit ndryshon sipas rrethanave apo interesave të çastit. Ai e cilësoi integrimin europian si një mision historik dhe nënvizoi se vetëm përmes vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë mund të arrihet objektivi për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit