Një palë këpucë para Kryeministrisë për çdo shqiptar që ata larguan

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.06.2026, 14:39

Në protestën e së shtunës në Tiranë është paralajmëruar një formë simbolike pjesëmarrjeje, ku qytetarët pritet të sjellin me vete një palë këpucë në emër të atyre që nuk mund të jenë të pranishëm, kryesisht për shkak të largimit nga vendi.

Kjo nismë synon të përfaqësojë emigrantët shqiptarë dhe të gjithë ata që, për arsye social-ekonomike, janë detyruar të braktisin Shqipërinë. Këpucët e sjella pritet të vendosen në mënyrë simbolike përpara Kryeministrisë, si një formë proteste dhe shprehjeje pakënaqësie.

Ky veprim simbolik synon të përcjellë mesazhin e shpopullimit të vendit dhe mungesës së një pjese të madhe të qytetarëve që sot jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, por që mbeten të lidhur me realitetin në atdhe.

Protesta e së shtunës pritet të fokusohet në mënyrë të veçantë tek çështja e emigrimit dhe ndikimi që ai ka pasur në strukturën sociale dhe ekonomike të vendit, duke e kthyer këtë simbol në një formë kujtese për mungesën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit