Ministri i Shëndetësisë i Republikës Demokratike të Kongos, Samuel Roger Kamba, ka bërë të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola ka arritur në 933. Sipas tij, 245 persona kanë humbur jetën nga epidemia, ndërsa 80 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga qendrat e trajtimit.
Sipas mediave, shpërthimi aktual, i shpallur më 15 maj, është shkaktuar nga lloji i rrallë Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ekziston një vaksinë apo trajtim specifik. Ndryshe nga ky variant, lloji Zaire i virusit, që ka shkaktuar shumicën e epidemive të mëparshme, ka një vaksinë të disponueshme.
Ebola mbetet një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në Afrikë, duke shkaktuar mbi 15 mijë viktima gjatë pesë dekadave të fundit. Epidemia më e rëndë në Republika Demokratike e Kongos u regjistrua mes viteve 2018–2020, kur humbën jetën rreth 2,300 persona nga afro 3,500 raste të raportuara.