Diaspora mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës për protestë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 20.06.2026, 12:29

Autokolona e Diasporës ka mbërritur në Shkodër pas një udhëtimi prej mijëra kilometrash nga vende të ndryshme të Europës, me qëllim pjesëmarrjen në protestën qytetare që do të zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë.

Dhjetëra automjete të stolisura me flamuj kombëtarë u ndalën për pak minuta në hyrje të qytetit, ku u pritën nga qytetarë shkodranë që iu bashkuan nismës. Pjesëmarrësit thanë se kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme europiane për të qenë pjesë e protestës dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kauzës së protestuesve.

Pas ndalesës në Shkodër, autokolonës iu bashkuan edhe shumë qytetarë të zonës, ndërsa të gjithë së bashku u nisën në drejtim të Tiranës për t'iu bashkuar protestës së paralajmëruar në orën 19:00 në shesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit