“Rama është më diktator se Enveri”, qytetari në protestën e 20-të: Kërkojmë qeveri teknike, jo zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.06.2026, 20:49

Gjatë ditës së 20-të të protestave qytetare në Tiranë, një prej protestuesve ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të reflektojë mbi kërkesat e tyre. Ai ka sjellë në vëmendje edhe figurën e Ramiz Alisë, duke e krahasuar periudhën e ndryshimeve politike të asaj kohe me situatën aktuale.

Sipas tij, qytetarët do të vijojnë protestën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ai theksoi se kërkohet krijimi i një qeverie teknike dhe jo zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se vetëm kështu mund të garantohet, sipas tij, barazi dhe dinjitet në procesin politik.

“Ne jemi në ditën e 20-të. Ne do të jemi edhe 20 të tjera, po të jetë nevoja, por i bëj thirrje kryeministrit ta mendojë shumë mirë dhe të mos bëjë revolucion me popullin, se nuk i del mirë. Do të jemi këtu për sa të jetë nevoja, deri në rrëzimin e qeverisë. Jo zgjedhje të menjëhershme, por një qeveri teknike që na jep të drejta të barabarta dhe dinjitet për një popull”, u shpreh ai.

Protestuesi shtoi se qytetarët duhet të dëgjohen si “sovranë”, duke kërkuar hapjen e sistemit zgjedhor dhe ndryshime të thella politike. Ai bëri edhe deklarata të forta politike, duke thënë se “Rama është më diktator se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia”, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe drejtësi të barabartë për qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

“Poshtë komunizmi, poshtë diktatura”, tha ai në fund të deklaratës së tij, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit