Vogëlushi argëtohet me efektivin e “Shqiponjave”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.06.2026, 14:34

Teksa protesta kundër politikës së vjetër ka hyrë në ditën e saj të 20-të, mes pankartave, thirrjeve dhe tensionit të zakonshëm të një tubimi të tillë, ka pasur edhe momente që kanë rrëmbyer vëmendjen për një arsye krejt tjetër: dashurinë e sinqertë të fëmijëve ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Shpeshherë efektivët e policisë kanë qenë në qendër të kritikave nga qytetarët për raste arrogance apo sjellje të papërshtatshme, por këtë herë janë pikërisht më të vegjlit ata që kanë nxjerrë në pah një anë tjetër, më njerëzore të uniformës blu.

Pas momenteve të ngjashme me efektivët e Policisë Rrugore dhe punonjësit e Gardës, një tjetër skenë prekëse është regjistruar edhe me një efektiv të forcave “Shqiponja”. Një vogëlush i është afruar pa hezitim, e ka përqafuar dhe ka luajtur me të, duke i sjellë një buzëqeshje policit në mes të një dite të ngarkuar shërbimi.

Një përqafim i vogël, por me një mesazh të madh. Sepse pafajësia dhe dashuria e fëmijëve arrijnë shpesh të thyejnë çdo paragjykim dhe të tregojnë anën më njerëzore të atyre që mbajnë uniformën, një anë që ndonjëherë mbetet larg syve të publikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit