Ky është momenti kur një autobus dhe një automjet tip “Toyota” janë përplasur në qytetin e Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Luleve. Sipas pamjeve paraprake, makina i ka prerë rrugën autobusit, duke bërë që ky i fundit të humbasë kontrollin dhe të përfundojë pranë një pike karburanti.
Në autobus ndodheshin nxënës shkolle, pjesë e një ekipi basketbolli, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Aksidenti ka shkaktuar panik të momentit, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit “Toyota” është dërguar në spital për kontroll mjekësor.