Eglanti u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.06.2026, 10:06

Të tjera të dhëna kanë dalë nga hetimet për vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në zonën e fshatit Cërrujë pas rreth dy javësh kërkime. Sipas të dhënave paraprake nga këqyrja e trupit, është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një armë zjarri. Për shkak të gjendjes së avancuar të dekompozimit, ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë vendimtare për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes dhe dinamikës së ngjarjes.

Trupi u dërgua në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa identifikimi u krye nga familjarët e viktimës. Policia arriti të lokalizojë trupin në një zonë të thepisur të fshatit Cërrujë me ndihmën e mjeteve të kërkimit, përfshirë dronët. Koçi ishte shpallur i zhdukur prej rreth dy javësh, pasi familja kishte bërë denoncimin pranë autoriteteve dhe kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon rrethanat e fundit para zhdukjes dhe personat me të cilët ai kishte pasur kontakte. Dyshimet janë përqendruar te rrethi i njohjeve të viktimës, ndërsa për ngjarjen është shpallur në kërkim Armand Shakaj, i cili nga hetuesit është cilësuar si person i afërt me Eglant Koçin. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe autorësisë së ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit