Rama: Irani po përhap video të rreme si protesta në Shqipëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.06.2026, 09:28

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për CNN me gazetaren Eleni Giokos, deklaroi se në rrjetet sociale po qarkullojnë video të rreme që paraqiten si pamje nga protestat në Shqipëri, por në fakt janë marrë nga ngjarje të zhvilluara në vende të tjera. Sipas tij, kjo është pjesë e një fushate të gjerë dezinformimi që synon të manipulojë opinionin publik dhe të krijojë perceptim të gabuar për situatën në vend.

Rama theksoi se përhapja e këtyre materialeve të manipuluara, së bashku me përdorimin e bot-eve dhe përmbajtjeve të fabrikuara, po ndikon drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe funksionimin e demokracive moderne. Ai shtoi se Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe fushatave të organizuara të dezinformimit.

Sipas kryeministrit, në këtë proces është e përfshirë edhe Republika Islamike e Iranit, të cilën ai e cilësoi si një “armike” që prej tre vitesh zhvillon sulme kibernetike ndaj Shqipërisë dhe është përfshirë edhe në përhapjen e këtyre videove të rreme. Rama paralajmëroi se kjo formë e dezinformimit po minon besimin në politikë dhe po rrezikon funksionimin e hapësirës demokratike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit