Psikologët zbulojnë 9 sekretet më të zakonshme: Njërin prej tyre e fshehin 78% e njerëzve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.06.2026, 01:10

Një studim i ri ka hedhur dritë mbi sekretet që njerëzit mbajnë më shpesh të fshehura, dhe rezultati mund të habisë shumëkënd. Ndryshe nga sa mendohet zakonisht, dëshirat seksuale nuk renditen në krye të listës.

Psikologë nga Universiteti i Melburnit dhe Columbia Business School analizuan sjelljen e qindra personave për të kuptuar se cilat janë sekretet më të zakonshme që njerëzit mbajnë për vete.

Në studimin e parë morën pjesë 240 britanikë, të cilëve iu kërkua të mbanin shënime për dy javë mbi gjënë më të rëndësishme që po fshihnin, pa qenë të detyruar të zbulonin përmbajtjen konkrete të sekretit.

Sipas studiuesve, sekretet shpesh rikthehen në mendjen e njerëzve në momentet më të zakonshme të ditës, duke shkaktuar stres dhe shqetësim emocional.

Nga rezultatet e studimit, gënjeshtrat rezultuan sekreti më i përhapur, pasi 78% e pjesëmarrësve pranuan se mbanin të fshehur të paktën një të tillë.

9 sekretet më të zakonshme që fshehin njerëzit:

  1. Gënjeshtra – 78%
  2. Pakënaqësia me pamjen fizike – 71%
  3. Probleme ose sekrete financiare – 70%
  4. Dëshira romantike të fshehta – 63%
  5. Sjellje seksuale të mbajtura sekret – 57%
  6. Pakënaqësi në marrëdhëniet shoqërore
  7. Probleme të shëndetit mendor ose vështirësi personale
  8. Çështje që lidhen me punën
  9. Tradhti ose shkelje besimi

Studiuesit theksojnë se pothuajse çdo njeri mban sekrete gjatë jetës së tij dhe se mendimi i vazhdueshëm për to mund të ndikojë negativisht në mirëqenien emocionale.

Sipas tyre, njerëzit shpesh përfshihen në një cikël ku sekretet rikthehen vazhdimisht në mendje, duke shkaktuar ndjenja faji, ankthi apo shqetësimi.

Studimi pritet të publikohet në një revistë shkencore të psikologjisë, ndërsa autorët e tij besojnë se ai ofron një pamje më të qartë mbi mënyrën se si sekretet ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit