Një shofer taksie ka rënë pre e një grabitjeje të dhunshme ditën e sotme përballë Palmanovës, në autostradën Tieanë-Elbasan.
Ai ka treguar se në aerportin e Rinasir ka marrë një person i cili gjatë rrugës e ka sulmua me sëpatë dhe armë zjarri tip pistoletë.
Autori i dyshuar i ka marrë viktimës paratë dhe një varëse floriri nga qafa, dhe më pas është larguar nga vendngjarja duke u futur mes disa fushave.
Qytetari ka njoftuar menjëherë Policinë e cila ka reaguar dhe rrethuar zonën brenda pak minutash dhe duke bërë të mundur arrestimin e autorit rreth 15 minuta më vonë.
Shoferi ka bërë thirrje që çdo koleg taksist që mund të ketë pasur një përvojë të ngjashme me të njëjtin person, të paraqitet në polici dhe të bëjë kallëzim për të ndihmuar hetimet.
Mesazhi i taksistit:
“Pershendetje! Sapo jam grabitur me sepate dhe postolete perball Palmanoves. Mora njerin si pasangjer nga Rinasi dhe rruges me nxorri sepaten e pistoleten. Policia ka bere nje pune te papare per 5min kan rrethu lagjen per 15min kan arrstu personin. Vetem doja te beja me dije nese shofereve te tjere ju ka ndodh e njejta situat me te njejtin person, te vijne ne polici te bejne denoncim. Me sulmoi dhe u arratis. Me mori leket dhe varesen e floririt nga qafa