Durrsakët 3 ditë pa ujë: Depozitat janë tharë e pompat po digjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.06.2026, 16:18

Banorët e Lagjes 13 në zonën e Plazhit në Durrës denoncojnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm prej tre ditësh radhazi, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe shqetësuese.

Sipas denoncimit të mbërritur nga një qytetar, prej tre ditësh në zonë nuk ka asnjë pikë ujë, ndërsa mungesa e furnizimit ka sjellë tharjen e depozitave dhe dëmtime të përsëritura të pompave të ujit.

Jemi në ditën e tretë pa ujë. Depozitat janë tharë dhe pompat po na digjen vazhdimisht për shkak të mungesës së ujit. Nga UKD nuk kemi marrë asnjë zgjidhje dhe asnjë sqarim. Kjo neglizhencë ka kaluar çdo kufi të durimit”, shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për rikthimin e furnizimit normal me ujë dhe transparencë mbi shkaqet e kësaj situate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit