U vra nga shoku i ngushtë, gjendet pas dy javësh trupi i Eglant Koçit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2026, 15:54

Trupi i të riut Eglant Koçi, i zhdukur prej rreth dy javësh, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, duke i dhënë fund kërkimeve intensive të policisë dhe grupit hetimor. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Koçi është vrarë nga një person i afërt me të, i identifikuar nga autoritetet si Armand Shakaj, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ka alarmuar strukturat e rendit, të cilat prej ditësh po hetonin pistën e një vrasjeje të mundshme pas zhdukjes së tij.

Në kuadër të hetimeve, policia ka ndaluar edhe 25-vjeçarin Enea Zyferi, i dyshuar si bashkëpunëtor në rrëmbim, ndërsa 41-vjeçari Armand Shakaj dyshohet si organizatori kryesor i ngjarjes. Zyferi, sipas të dhënave paraprake, ka punuar si kamerier në lokalin në pronësi të Shakajt, çka dyshohet se ka lehtësuar planifikimin dhe ekzekutimin e krimit. Hetuesit kanë sekuestruar edhe motorin e viktimës, të cilin dyshohet se autori e ka zhvendosur për të humbur gjurmët.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, është dokumentuar momenti kur Shakaj del me automjet nga zona ku dyshohet se është kryer krimi, ndërsa dyshohet se në makinë ndodhej edhe trupi i pajetë i Koçit. Viktima, 34 vjeç, ishte parë për herë të fundit më 4 qershor pranë sheshit “Wilson” në Tiranë, duke lëvizur me motorin e tij me targa “CT969”. Ai ishte i punësuar në një mobileri, ndërsa hetimet kanë përfshirë edhe pistën e përfshirjes së tij në aktivitetin e kriptomonedhave, ndërsa policia vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit