Ivana Knoll, modelja dhe influencerja kroate e njohur në mbarë botën si “tifozja më seksi e Botërorit”, ka bërë paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave.
33-vjeçarja u shfaq në tribunat e AT&T Stadium e veshur me stilin e saj karakteristik me motivet kuqe-bardhë të Kroacisë, përpara sfidës mes Kroacisë dhe Anglisë. Ajo pozoi për fotografët dhe më pas ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi dhe video nga atmosfera e ndeshjes, të shoqëruara me mesazhin: “Croatia, let’s gooo”.
E njohur edhe me nofkën “Knoll Doll”, Ivana numëron rreth 2.9 milionë ndjekës në Instagram. Postimet e saj morën mijëra reagime, ndërsa fansat nuk kursyen komplimentet, duke e cilësuar si “mbretëreshë të tribunave” dhe një nga figurat më të spikatura të tifozërisë kroate.
Kjo paraqitje shënon një rikthim të bujshëm për Knoll, e cila fitoi famë ndërkombëtare gjatë Kupës së Botës në Katar në vitin 2022. Fotot dhe videot e saj nga tribunat u bënë virale në rrjetet sociale, duke e kthyer në një prej personazheve më të komentuara të turneut.
Përveç angazhimit në botën e modës dhe rrjeteve sociale, Ivana ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në muzikë dhe evente sportive, duke performuar si DJ në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Para ndeshjes së Kroacisë, ajo realizoi një tjetër ëndërr personale, duke performuar si DJ në FIFA Fan Festival në Los Anxheles.
Ndërkohë, Knoll shpreson që kombëtarja kroate të realizojë një tjetër rrugëtim historik në Botëror, pas finales së arritur në vitin 2018, dhe të luftojë sërish për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.