Zunë në pritë dhe rrahën çiftin Nika, policia shpall në kërkim Kristian Balën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2026, 14:30

Një person është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa po punohet për identifikimin e katër shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në një ngjarje dhune të ndodhur në fshatin Arst, në Fushë-Arrëz.

Sipas informacioneve paraprake, Skënder Nika dhe Bardhe Nika janë zënë në pritë teksa lëviznin në rrugë dhe më pas janë dhunuar fizikisht nga disa persona. Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur Kristian Bala, i cili dyshohet se ka kërcënuar edhe djalin e çiftit Nika. Hetuesit dyshojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit