Rama: Protestuesit sorra dhe korba që duan të marrin peng vendin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2026, 13:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave që prej 18 ditësh po zhvillohen në Tiranë, qytete të tjera të vendit dhe në diasporë, ku kërkohet largimi i tij nga pushteti, duke i cilësuar një pjesë të protestuesve si të ndikuar nga narrativa politike dhe teori konspirative.

Në një postim të gjatë, Rama kritikoi mënyrën se si sipas tij protesta është transformuar nga një shqetësim qytetar për çështje mjedisore në një demonstrim politik, duke përdorur gjuhë përçmuese ndaj një pjese të pjesëmarrësve, të cilët i quajti “sorra dhe korba” që ushqehen me zhurmë, konflikt dhe bullizëm. Ai theksoi se, sipas tij, qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk bazohen në fakte dhe nuk shoqërohen me dialog dhe ekspertizë.

Rama u ndal veçanërisht te protestuesit që i cilësoi si “flamingo”, duke thënë se ata kanë shqetësime të sinqerta për çështje mjedisore, por sipas tij rrezikojnë të ndikohen nga grupe që përhapin dezinformim dhe teori konspirative. Ai shtoi se problemi nuk janë protestuesit që vijnë nga shqetësimi qytetar, por ata që, sipas tij, deformojnë debatin publik dhe e shndërrojnë atë në konflikt politik dhe bullizëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit