Në plazhin e Shëngjinit është shtuar prania e mjeteve ujore, përfshirë Jet Ski, që lëvizin në distancë shumë të afërt me bregdetin dhe zonën e larjes së pushuesve.
Sipas tyre, mjetet afrohen në mënyrë të rrezikshme pranë personave që ndodhen në ujë, duke krijuar shqetësim për sigurinë dhe rendin në vijën bregdetare.
Situata ka ngjallur shqetësimun te pushuesit të cilët theksojnë se raste të tilla po përsëriten edhe më tepër gjatë sezonit.
Ata kërkojnë rritjen e monitorimit dhe zbatimin e rregullave ekzistuese, në mënyrë që mjetet motorike ujore të mos lëvizin në afërsi të zonave të dedikuara për not.
Ngjarja rikthen vëmendjen te nevoja për kontroll më të rreptë në bregdet, për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë verës.