Zvërneci ‘ndez’ kuvendin, Balla sfidon Berishën: Dil dhe ti në shesh po ta mbajti

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.06.2026, 12:38

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me përplasje të forta mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe dorëheqjen e kryeministrit, duke u mbështetur te kërkesat e protestuesve.

Debati u ashpërsua pas deklaratave për protestën e zhvilluar për Zvërnecin, teksa Balla e sfidoi Berishën duke i thënë që të dilte vetë në protestë nëse kishte mundësi.

Më tej, Balla deklaroi se ka depozituar një kallëzim ndaj Berishës, duke shtuar se me këtë veprim, sipas tij, u ka bërë nder edhe protestuesve që dëgjohet të thërrasin “Berisha në burg”.

Tensionet në sallë arritën kulmin kur Balla iu drejtua Berishës me epitetin “pelikan”, çka shkaktoi reagime të menjëhershme nga opozita. Në mbrojtje të Berishës u ngrit edhe Flamur Noka, duke e bërë edhe më të ndezur përplasjen mes palëve në Kuvend.

Debati në Kuvend:

Balla: I fundit që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. Sali Berisha, sot pasdite dil në protestë, dil pot a mbajti.

Balla: Unë meritoj një falënderim nga protestuesit. Ata thonë Sali Berisha në burg dhe unë e kam bërë një kallëzim për ty. Qesharak më të mëdhenj se ju s’ka.

Flamur Noka: Ti je përdhunues. Je vrasës, trafikant.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se "ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit