Vazhdon rënia e çmimeve të derivateve në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2026, 10:12

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.45 euro për litër, duke shënuar ulje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur një litër dizel tregtohej me 1.47 euro.

Rënie ka pësuar edhe çmimi i benzinës, e cila nga 1.39 euro për litër sa ishte të mërkurën, sot do të shitet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, apo një cent më lirë.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin mbetet 0.67 euro për litër.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit