Malishevë: Nënë e bijë rrahën ndërmjet vete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2026, 09:20

Një rast i dhunës në familje është evidentuar dje në Malishevë.

Rreth orës 11, policia ka shoqëruar në stacion dy femra, nënë e vijë, pasi dyshohet të kenë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Sipas policisë, deri te sulmi erdhi pasi të dyshuarat kishin një mosmarrëveshje ndërmjet vete.

“Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt” deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit